PLD-­ja kërkon vendosje urgjente të operatorit të tretë mobil në vend

PLD­-ja kërkon që Agjencia për komunikime elektornike urgjentisht të sjellë hyrjen në treg të operatorit të tretë mobil dhe ta ndërpresë mbrojtjen e duopolit të operatorëve mobilë.

Nënkryetari i partisë Zoran Shapuriq në konferencën për shtyp sot tha se PLD-­ja kërkon që procedura për sjellje të operatorit të tretë mobil të jetë tërësisht transparent. Ai theksoi se me bashkimin e VIP dhe ONE u krijua duopol dhe u zvogëlua konkurrenca, me ç’rast u rritën çmimet.

“Ky duopol edhe në të ardhmen do të prodhojë rritje të mëtejshme të çmimeve. Agjencia për komunikime elektornike, paraprakisht vërejti se nuk do të vijë deri në rritje të çmimeve, që u tregua si tejet e pasaktë. Bashkimi nuk duhej të lejohet nga Komisioni shtetëror për mbrojtje të konkurrencës, derisa nuk gjendet operator i ri mobil”, tha Shapuriq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button