Shkup, sindikata e policisë kërkon pagesën e kompensimit për pushimin vjetor

Sindikata e pavarur e policisë në konferencën e sotme për shtyp kërkoi që t’u paguhet kompensimi për pushimin vjetor të punësuarve në MPB dhe pagesa e kompensimit që u takon në pajtim me marrëveshjen kolektive, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kryetarit të sindikatës, Goce Dellçev Todev, deri te ministri i Punëve të Brendshme është dorëzuar lajmërim në të cilin janë përfshirë disa nga kërkesat e nëpunësve policorë.

“Kërkojmë që t’u paguhet kompensimi në mënyrë retroaktive për tre vitet e fundit në pajtim me ligjin, konkretisht kompensimi për vitin 2013 dhe 2014. Kërkojmë që me shkrim të informohemi nëse Ministria e Punëve të Brendshme te Ministria e Financave ka dërguar shkresë ku kërkohet pagesa e llojit të tillë të kompensimit për pushimin vjetor dhe nëse është dërguar të dërgohet për shqyrtim si dëshmi para nesh dhe anëtarësisë sonë. Kërkojmë që të paguhet kompensimi për pagesën për pushimin vjetor në vlerë prej rrogës së punonjësit të paguar gjatë tre muajve të fundit”, deklaroi Todev.

Nga sindikata theksojnë se nëse nuk ndërmerren masa, aktivitete dhe përpjekje që në kohë sa më të shpejtë të zgjidhen problemet, do të ketë parashtrime masive të padive nga ana e punonjësve në MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button