Alban Sulejmani: Një Shqipëri më ndryshe ndaj Francës

Futbollisti kumanovar, Alban Sulejmani i cili kohë më parë u largua nga Renova për tu bashkuar te kampionët e Polonisë, Legia Varshavë, edhe pse me ekipin ka filluar përgatitjet për sezonin e radhës, po gjen kohë që të përcjellë edhe kampionatin evropian në futboll Francë 2016.

Mesfushori shqiptar që luante me Renovën tani do të jetë nën urdhrat e trajnerit shqiptar Besnik Hasi, i cili gjithashtu nga sezoni i ri do të jetë udhëheqës i Legias, synim i të cilës skuadër është kualifikimi në Ligën e Kampioneve në fazën e grupeve.

Pikërisht me Albanin kemi folur pak për KE Francë 2016, i cili mendon se do të duhet edhe pak kohë për të mësuar mirë se cilat përfaqësuese do të jenë më afër suksesit.

“Pa dyshim se ky është një kampionat i madh ku si zakonisht gjithmonë ka befasi të mëdha. Në bazë të asaj që kemi parë deri më tani, ndeshja Angli – Rusi më ka lënë përshtypje të madhe dhe më ka befasuar për të mirë, pasi kemi parë një ritëm të lartë të lojës, që treguan dy përfaqësueset. Sigurisht se përshtypje më kanë lënë edhe disa përfaqësuese të tjera, por do të duhet të shohim edhe në ndeshjet tjera dhe më pas të vlerësojmë ecurinë e tyre”, është shprehur për PORTALB, mesfushori 18-të vjeçar i Legia Varshavë.

Më pas Albani ka folur shkurt edhe për kombëtaren shqiptare, duke shtuar se Shqipëria pikërisht ndaj Francës do të tregojë lojë edhe më të mirë, pasi që ky evropian për ta është një përvojë e re.

“Shqipëria edhe pse humbi ndeshjen e parë, arriti të tregojë se ka ekip të mirë, ku me dhjetë lojtarë krijoi disa raste të mrekullueshme ndaj një Zvicre të fortë. Por duhet potencuar se Shqipëria nuk e kishte fatin nga vetja në këtë rast dhe se kjo është një përvojë e re, e që besoj kundër Francës do të bëjnë maksimumin”, u shpreh Sulejmani i cili tha se është herët për të folur se kush do të jetë në finalen e madhe të Euro2016.

“Mendoj se është herët për të folur për ekipet që do të prekin finalen, pasi ka shumë ekipe që të befasojnë, por nëse duhet veçuar, do të kisha thënë se Spanja dhe Gjermania janë favorite.  Sa i përket ndeshjeve që luhen sot, mendoj se Austria do të fitojë me rezultat minimal ndaj Hungarisë 1:0, ndërsa Portugalia do të jetë më e mirë se Islanda, duke fituar me rezultat 3:0”, ka përfunduar deklaratën e tij për Portalb, futbollisti Alban Sulejmani. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button