Përdor “pëllumbin korrier” për të komunikuar me bashkëshorten

Muğla, 13 qershor – Süleyman Okaymirza i cili ka pasur një interes të veçantë ndaj pëllumbave që nga fëmijëria e tij, veçanërisht kur ndodhet në vende ku nuk ka valë telefonike, përdor pëllumbin e tij si korrier për të komunikuar me bashkëshorten.

Okaymirza jeton në Yatağan të qytetit të Muğla-s në Turqi dhe është në moshën 36 vjeç. Ai punon në një central energjitik. Okaymirza përdor pëllumbin ende në ditët e sotme si dikur, kur ai përdorej si korrier letrash.

Në një deklaratë për gazetarin e AA, Okaymirza thotë se meraku dhe interesi për pëllumbat ka filluar që në moshën 12 vjeç, gjatë një vizite në shtëpinë e një shoku të tij. Ai tregon se e ka filluar këtë punë me dy pëllumba që i kërkoi vëllait të shokut të tij dhe shton se kjo dëshirë për ta ka ardhur gjithmonë në rritje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button