Brukseli: Shpresojmë që këtë javë do të mbahet takimi i liderëve

Brukseli shpreson që këtë javë do të mbahet takimi i liderëve në të cilin partitë do t’i japin iniciativat e veta për një marrëveshje për organizimin e zgjedhjeve fer. Nga Komisioni Evropian shpresojnë që janë në kontakt të vazhdueshëm me partitë dhe i ndjekin të gjitha ndodhitë në Maqedoni, njofton Portalb.

“Delegacioni i BE-së, vazhdimisht është në kontakt me partitë dhe shpresojnë që ato do të pajtohen që të takohen këtë javë”, thotë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koicjançiq.

LSDM vlerëson se janë plotësuar kushtet për mbajtjen e takimit mes liderëve, BDI thotë se takimi i liderëve është në dobi të qytetarëve, PDSH thotë se takimi i liderëve nuk ka çfarë te jep dhe se takimi i tillë do të ishte joserioz, ndërkaq VMRO – DPMNE, vlerëson se lideri i kësaj partie do të merr pjesë, megjithatë më parë ta dinë se cili është plani dhe tema e takimit.

LEXO: Liderët partiak nuk mund t’a bindin veten për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve

 

LEXO: Shkup, afatet kalojnë, kush duhet të ulet bashkë me liderët?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button