Burrështetasit “e gjorë” shumë punojnë!

11112

[Recension: PUTINI I THA LLUKASHENKOS: Pak flej]

“Shastisje” me një “informatë” të parëndësishme dhe aspak interesante, më saktë, triviale, për publikun vendor. Çfarë kualiteti sjell teksti në të cilin flitet për takimin ndërmjet kryetarëve të Rusisë dhe të Bjellorusisë, ku njëri i është anuar tjetrit se pas flenka? Asnjë lloj!

 1111Linku deri te artikulli origjinal: PUTINI I THA LLUKASHENKOS: Pak flej

 Data dhe koha e publikimit: 09.06.2016

 Data e recensionit: 10.06.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

E PASTAJ PUTINI I THA LLUKASHENKOS…..

Ç’është kjo, informatë ose shou realiteti i llojit “Kardashiani dhe miqtë”?! Putini i ka thënë Llukashenkos “pak flej”, e ky i ka thënë “kjo është keq“?! Punë e madhe. Ç’është këtu me rëndësi për publikun tonë, në këtë kuazitekst. Përgjigja është asgjë, vërtetë asgjë. Ndoshta, për dikë në Rusi dhe në Bjellorusi mund të jetë me rëndësi, edhe pse dyshoj, mirëpo të plasohet një “lajm” i këtillë në Maqedoni nuk ka aspak logjikë.

Më saktë, informata që shitet duhet të ketë ndonjë vlerë, ndonjë peshë për publikun të cilit i dedikohet, ndonjë vlerë, rëndësi për lexuesin për shkak se në të kundërtën do të keni “produkt”, mirëpo pa “treg”. Në atë rast, ekzistimi i “produktit” është i kotë për shkak se ai nuk është krijuar që të qëndrojë në vitrinë, por të arrijë deri te shfrytëzuesi i fundit. E njëjta vlen edhe me informatën, madje edhe më keq, ajo shumë më tepër i nënshtrohet efektit të vjetërsimit. Poashtu, njëra nga detyrat e gazetarit është të dijë të filtrojë, të selektojë se çka në “det me lajme, risi dhe informata” do të ndikonte mbi publikun e tij. Përndryshe, hape “valvulën e portalit” dhe lësho gjithçka nga bota për publikun vendor dhe do të fitohet një papazjani mediatike, një lavirint horori prej gigabajtëve të produkteve të panevojshme, të parëndësishme, të ashtuquajtura informative…

Këtë e kemi në këtë rast – diçka e parëndësishme ofrohet si e rëndësishme.

Një problem tjetër është mënyra se si tregohet për agjendën e ngjeshur të Putinit, domethënë duhet të na vijë gjynah për njeriun e parë të Federatës ruse për shkak se paska shumë punë. Me të vërtetë, tashmë janë bërë të mërzitshme tekstet për atë se sa shumë punon ky ose ai politike, qoftë i huaj, qoftë i vendit… Prandaj, edhe marrin rrogë, që të punojnë.

Dhembshuri krejtësisht e panevojshme për burrështetasit “e gjorë”…

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button