Lojë ping pongu me emrat e shkollave në Çair

Po ngatërrohet gjithmonë e më shumë çështja e emrit të shkollave në Çair. Faji hidhet nga njëri tek institucionet tjetër kurse shkollat fillore “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi” akoma mbajnë emrat e vjetër “Rajko Zhinzifov” dhe “Nikolla Vapcarov”.

Ministri i arsimit Pishtar Lutfiu sot këmbënguli se pengesa e vetme, është regjistri qendror dhe bëri thirrje të mos bëhet politikë me institucionet arsimore, transmeton Alsat M.

“Ashtu siç kam potencuar edhe më herët, ne i bëjmë thirrje regjistrit qëndror që të mos i politizojë institucionet arsimore sepse kjo është një rrugë pa kthim. Emrat e shkollave duhettë jenë ashtu siç kanë kërkuar nxënësit, profesorët dhe sigurisht edhe prindëri. Ata mund të thonë, por problem qëndron tek ata, besoj”, deklaroi ministri i arsimit Pishtar LutÞu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button