Amerika në shok “Ashtu si të gjithë qytetarët në këtë vend edhe ne u shokuam” (FOTO)

Babai i personit që organizoi sulmin në klubin e natës në Orlando të SHBA-së, Sıddık Mir Metin, duke kërkuar falje publikisht tha: ”Edhe ne u shokuam ashtu sikurse të gjithë qytetarët në këtë shtet”, trasmeton Anadolu Agency (AA).

Vrasja ne Amerike (4)

Sıddık Mir Metin duke folur për ABC News tha: ”Kërkojmë falje për këtë që ndodhi. Nuk kishim dijeni për vendimet që kishte marrë. Ashtu sikurse të gjithë qytetarët e këtij vendi edhe ne jemi të shokuar.”

Mir Metin në fjalën e tij tha se nuk mendon që sulmi ka të bëjë me besimin fetarë dhe më pas shtoi: ”Pak muaj më parë pa dy djem që putheshin në Miami dhe u nxeh shumë për këtë. Mbase ky ishte shkaku.”

Ndërsa sipas një lajmi të publikuar në Washington Post thuhet se ish gruaja e Ömer Metin e cila nuk e ka bërë publik emrin e saj, është shprehur se Ömer Metin gjatë martesës me të e keqtrajtonte dhe e rrihte. ”Merrte si shkak rrobat e palara apo enët e kuzhinës dhe më rrihte” ka thënë ajo.

Vrasja ne Amerike (6)

Gruaja tregon se me Ömer Metin është njohur 8 vite më parë dhe se për tu martuar me të është shpërngulur në Florida.

Drejtori i Policisë së Orlando-s John Mina kishte deklaruar se një sulmues i armatosur kishte sulmuar një klub nate në jug të qytetit dhe kishte marrë peng personat që gjendeshin në të rretho orës 02:02 sipas orës lokale. Ai kishte deklaruar gjithashtu se ekipet speciale të SWAT, kanë nisur një operacion rreth orës 05:00 sipas orës lokale. Në këtë sulm 50 persona humbën jetën dhe 53 të tjerë mbetën të plagosur.

Vrasja ne Amerike (4) Vrasja ne Amerike (3) Vrasja ne Amerike (2)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button