Publikim vullgar dhe ofendues

[Recension: (FOTO) HUPËS TË KËTILLË NËNA LIND NJË HERË, E PËR SË DYTI E ABORTON]

Recensojmë një publikim jashtëzakonisht vullgar, i cili vështirës e mund të kalojë madje edhe si “status” në rrjetet sociale. Ky material faktikisht nuk ka tekst, por vetëm fotografi dhe konstruksion të titullit që është personifikim i primitivizmit dhe i vrazhdësisë!

-ФОТО ВАКОВ РОПАК ЕДНАШ МАЈКА РАЃА А ВТОРИОТ ПАТ ГО АБОРТИРА Народен ГласLinku deri te artikulli origjinal: (FOTO) HUPËS TË KËTILLË NËNA LIND NJË HERË, E PËR SË DYTI E ABORTON

Data dhe koha e publikimit: 06.06. 2016

Data e recensionit: 13.05.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

PRIMITIVIZËM!

Produkti mediatik që e kemi para nesh, sipas formës së tij, do të duhej të ishte foto-lajm, ku nëpërmjet fotografisë dhe një përshkrimi të vogël do të paraqitej ngjarja. Megjithatë, i tillë nuk është rasti me këtë publikim. Në të fare nuk ka pjesë përmbajtësore, gjegjësisht nuk përcillet asnjë informatë për ngjarjen, e cila nuk është përcaktuar, as në aspekt kohor, as në aspekt hapësinor. Në vend të kësaj është përdorur gjuhë vullgare për diskualifikim dhe për damkosje të personit që është në fokusin e fotografisë, e ai është ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Mënyra e këtillë e të shprehurit është në kundërshtim me standardet e gazetarisë. Gazetarët kanë për detyrë që të përcjellin informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë, mirëpo në të njëjtën kohë nuk guxojnë të shfrytëzojnë gjuhë të urrejtjes, të diskriminojnë mbi çfarëdo baze, ose të ofendojnë. Në rastin konkret nuk bëhet dallim ndërmjet lajmit, komentit dhe mendimit personal, e as që ka distancë profesionale.

Me këtë artikull janë shkelur disa nene të Kodit të gazetarëve:

Neni 10

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze.

Neni 13

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Neni 14

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Neni 15

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

Neni 16

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button