Maqedoni: Mbi 18.500 fëmijë nuk shkojnë në shkollë

Bota sot e shënon Ditën ndërkombëtare për luftë kundër keqpërdorimit të punës së fëmijëve.

Përqëndrimi sivjet është vënë në keqpërdorimin e fëmijëve në zinxhirin për furnizim. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 168 milionë fëmijë punojnë në të gjithë sferat, nga bujqësia e deri në prodhimtari dhe ndërtimtari.

Siç njoftoi Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi”, në Maqedoni, mbi 18.500 fëmijë nuk shkojnë në shkollë, ndërsa më shumë se 2.000 çdo ditë janë në rrugë, në kushte jonjerëzore dhe puna e tyre keqpërdoret. Këta fëmijë janë të kombësive dhe moshave të ndryshme, por më të numërt janë romët.

Viktima potenciale janë fëmijët nga familjet e varfëra ose nga familjet me status të ulët social.

“Megjashi” kërkon arsim të obligueshëm dhe falas parashkollor për fëmijët puna e të cilëve është potencialisht në rrezik të keqpërdorimit.

“Me vite theksojmë se shteti duhet që këta fëmijë t’i inkuadrojë në shkollë dhe në këtë mënyrë t’u ndihmojë që të fitojnë dituri, shkathtësi, mësojnë shkrim-lexim, të largohen nga robërimi në të cilin ndodhen. Në qoftë se inkuadrohen në procesin arsimor dhe u jepen beneficione sociale, shanset janë të mëdha që të zhvendosen nga udhëkryqet në bankat shkollore. Arsimi i aftëson fëmijët që të fitojnë dituri për të drejtat e tyre themelore dhe ta kuptojnë potencialin e tyre”, thekson “Megjashi”.

Një fëmijë i inkuadruar në vitet e hershme në arsim parashkollor, dotë thotë, vëren Ambasada, një fëmijë më pak në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button