Izair Emini: Kjo Shqipëri mund të kualifikohet tutje

Ka përfunduar dhe dita e dytë e Euro 2016 në Francë, ndërsa ndeshja që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve padyshim se ka qenë dueli Shqipëri – Zvicër. Pikërisht për këtë ndeshje dhe duelet e të dielës ka folur Izair Emini, një nga su,uesit më të spikatur shqiptar, i cili sezonin e verës luajti me Kukësin dhe së bashku me këtë ekip do të jetë në garat e Evropa Ligës.

Futbollisti tetovar i Kukësit për Portalb.mk ka thënë se edh përkundër humbjes që pësoi kombëtarja shqiptare, ajo ka treguar një lojë shumë të mirë.
“Personalisht e vlerësoj në maksimum ndeshjen e parë të kombëtares shqiptare në debutimin e garës evropiane. Mendoj se djemtë e De Biasit bënë një lojë të mirë, pavarësisht humbjes. Normalisht edhe unë si gjithë të tjerët besoj në kualifikimin e kombëtares shqiptare, sepse kanë mundësi ta bëjnë atë”, ka thënë

Izair Emini i cili më tej ka folur edhe për atë se cilat kombëtare janë favorite më të mëdha për të arritur në finalen e madhe.
“Favorit për të shkuar në finalen e evropianit mendoj se ka shumë kombëtare, por për mendimin tim me më shumë shanse janë Gjermania, Spanja, Belgjika dhe Franca, mirëpo këtu e fus edhe Italinë”, ka përfunduar deklaratën e tij për Portalb Emini, që në fund ka dhënë dhe parashikimet për duelet e ditës së diel. /Portalb.mk/

Parashikimi për ndeshjet 12.06.2016

15:00 Turqi – Kroaci 2:1
18:00 Poloni – Irlanda e Veriut 3:1
21:00 Gjermania – Ukrainë 1:0

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button