Veseli: Prishtinës i duhet një monument i lirisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën kur Prishtina shënon ditën e çlirimit ka thënë se kryeqyteti duhet të ketë monumentin e lirisë.
Ai ka thënë se një gjë të tillë Prishtina duhet të ketë vitin tjetër.
Veseli me anë të një postimi në Facebook, ka propozuar edhe vendin se ku duhet të vendost monumenti. Sipas tij, monumenti i lirisë duhet të ndërtohet në pjesën ku aktualisht është selia Agjencisë Kosovare të Privatizimit,

“Në përvjetorin e Ditës së çlirimit të Prishtinës, qoftë edhe për vitin tjetër, duhet ta kemi monumentin e lirisë, simbolin e sakrificës dhe përpjekjeve të pandërprera të popullit tonë për liri, paqe dhe shtet sovran. Vendi adekuat për këtë monument lirie do të mund të ishte selia aktuale e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që do të shndërrohej në park. Kryeqyteti e meriton të ketë një monument të tillë”, ka shkruar Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button