Veljanoski: Bashkëpunimi i vendeve të EJL-së kyç për progresin e shteteve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski sot pati fjalim në Sesionin e tretë plenar të Asamblesë parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL) që po mbahet në Sofje. Duke u përqëndruar në fillimet e Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, Veljanoski vlerësoi se që nga fillimi PBEJL paraqet tentim i pavarur i vendeve nga Evropa Juglindore t’i organizojnë marrëdhëniet e ndërsjella në nivel multilateral.

“Takimet e rregullta të nivelit më të lartë shtetëror, qeveritar dhe parlamentar janë indikator i rëndësishëm për frymën e kooperativitetit, kolegjialitetit dhe gatishmërisë për bashkëpunim në kuadër të Procesit. Ky zë autentik i rajonit solli deri në unitet më të madh, pajtim dhe kthim të besimit midis vendeve të rajonit, ndërsa nëpër vite u shndërrua në forum të rëndësishëm për dialog politik dhe diplomatik, në të cilin janë të përfshira të gjitha shtetet e Evropës Juglindore”, theksoi Veljanoski.

Ai shprehi bindje se përforcimi plotësues i AP e PBEJL-së, përmes formimit të Sekretariatit të përhershëm, edhe më shumë do ta përforcojë bashkëpunimin midis parlamenteve kombëtare të vendeve-pjesëmarrëse, si dhe bashkëpunimi me Parlamentin Evropian dhe kuvendet e tjera ndërparlamentare.

Sipas tij, gjatë dy dekadave të kaluara, janë arritur reforma të rëndësishme në rajon të cilët kanë siguruar demokratizim të shoqërive dhe implementim të standardeve evropiane, por në periudhën e ardhshme pasojnë edhe shumë sfida të cilat duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe bashkëpunimit të hapur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button