Maqedoni, rriten vdekjet e shkaktuara nga dhuna

Shënon rritje vdekja e shkaktuar nga dhuna në Maqedoni, kështu àasin të dhënat më të reja të Entit Shtetëror për Statistikë. Në vitin 2015 ka pasur 4,2% më shumë raste të vdekjes nga dhuna krahasuar me një vit më parë dhe ky numër arrin në 513. Sociologët shprehen se jeta dinamike në të cilën jetojmë dhe pamundësia e një pjese e qytetarëve për t’u socializuar në këtë shoqërirezulton me veprime vetëvrasëse dhe vrasëse, njofton Alsat M.

Madje 31 e rasteve të vdekjes nga dhuna janë regjistruar te fëmijët nën moshën 14 vjeçe. Psikologët të cilët punojnë në ambasadën e fëmijëve “Megjashi” shprehen se prindërit në të shumtën e rasteve vendosin të ngrenë dorë mbifëmijën e tyre për të tentuar që t’i shpëtojnë nga realiteti i hidhur, por edhe për shkak të çrregullimeve psikike.

Maqedonisë varfëria ende është pengesa më e madhe për realizimin e të drejtave të fëmijëve, prandaj prindi në këtë mënyrë tenton ta shpëtojfëmijën e vet nga gjendja reale ose e paramenduar e hidhur që i pret më tutje”, tha Angela Manevska, ambasada e fëmijëve “Megjashi”.

Sipas strukturës, madje 72,1% e të vdekurve nga dhuna në Maqedoni janë burra. Ekspertët këshillojnë që në rast se vërehen çrregullime psikike te një person i caktuar, të sigurohet me kohë trajtimi përkatës me qëllim që të evitohen pasojat fatale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button