Fushatë e SPB Shkup “Verë pa zjarre”

Sektori për preventivë në SPB Shkup sot në Vodno të Mesme, në shtrirjen e Teleferikut – Kryqi i MIjëvjeçarit, do të fillojë me realizimin e fushatës “Verë pa zjarre”.

Qëllimi kryesor është reagimi preventiv në drejtil të uljes së numrit të zjarreve të shkaktuara nga moskujdesi nga ana e qytetarëve, përmes ngritjes së vetëdijes lidhur me mbrojtjen dhe ruajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta dhe pyjore, si dhe përmirësim të sigurisë personale dhe të përgjithshme të qytetarëve.

“Praktika tregon se ndërmarrja e masave parandaluese proaktive mbetet e domosdoshme edhe mëtej, posaçërisht në periudhën e verës si më e rrezikshme për paraqitje të zjarreve në përmasa të mëdha”, informojnë nga SPB Shkup. Fushata, në bashkëpunim me NP Pyjet e Maqedonisë do të vazhdojë të realizohet gjatë periudhës së verës në rajonin e SPB Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button