Ushqimet që eliminojnë helmet dhe pastrojnë gjakun

Nëse dëshironi ta pastroni gjakun dhe në një mënyrë ta ripërtërini trupin tuaj, duhet që në dietën tuaj të përditshme t’i përfshini ushqimet vijuese…

Hudhra

Hudhra është burim i pasur i sulfurit, mineral esencial, i cili ndihmon organizmin në eliminimin e toksinave. Ajo e stimulon mëlçinë të prodhojë enzimë për detoksifikim, çka largon toksinat nga gjaku, transmeton Femina.

Molla

Vitaminat, mineralet dhe fibrat janë vetëm disa nga “gjërat” që i përmban molla. Disa komponentë e stimulojnë prodhimin e lëngut biliar dhe ndihmojnë mëlçinë në eliminimin e toksinave.

Panxhari

Për shkak të antioksidantëve dhe materieve të tjera të dobishme, panxhari është një armë e mirë për mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira dhe për stimulimin e mëlçisë në eliminim më të madh të toksinave nga gjaku.

Majdanozi

Majdanozi ndikon si diuretik, i cili i ndihmon veshkave për ta bërë punën e tyre dhe për të eliminiuar toksinat e tepërta nëpërmjet urinës.

Karrota

Karrotat janë të pasura me vitamina (A, B6, C dhe K), kalium dhe glutation, proteinë për pastrimin e mëlçisë. Për efekt më të mirë gjatë detoksifikimit, duhet të konsumohen të freskët sepse gjatë gatimit shkatërrohet glutationi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button