Maqedonia ende më ashpër kundër Greqisë

Vazhdon retorika e ashpër e zyrtarëve të VMRO DPMNE-së drejtuar Athinës Zyrtare. Kryetari  i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Milloshoski, transmeton Portalb, jo vetëm që shoi shpresat se vendi nuk duhet të pret daljen nga gjendja ‘status quo’ të integrimeve evropiane në gjashtë mujorin e ardhshëm, kur Greqia do të kryesojë me Bashkimin Evropian, por shkoi edhe më tej duke drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Samaras.

 “Greqia fqinje nuk ka vullnet politik ta kapërcejë këtë çështje veçanërisht për shkak se në krye të shtetit gjendet pikërisht personi i cili shkaktoi problemin greko-maqedonas dhe në bazë të këtij problemi bëri një kapital të madh politik, të cilën nuk mendojmë se Samaras do të dëshironte ta prishte” theksoi Milloshoski.

“Vitin e ardhshëm Greqia kryeson me BE-në, Maqedonia nuk duhet ketë pritje të mëdha në gjashtë mujorin e parë. Ndërkaq atë që mund të bëjmë ne është që partitë opozitare dhe shumica parlamentaret të miratojmë dhe zbatojnë Marrëveshjen politike të 1 marsit mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së në rregulloren e parlamentit. Nëse LSDM-ja pajtohet ta bëjmë këtë atëherë mendoj se do të mund të përmirësojmë imazhin e shtetit tonë për një hap në sytë e Brukselit”, u shpreh Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për politikë të jashtme.

Dje minsitri i jashtëm Nikolla Poposki tha se vitin e ardhshëm nuk pritet që të përmirësohen marrëdhëniet me Greqinë./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button