Gjendet thesari 9 milion paundësh në shkretëtirën e Namibisë

Një anije 500 vjeçare u gjet në shkretëtirën e Namibisë, ndërsa ishte nisur nga Portugalia drejt Indisë disa shekuj më herët, transmeton Tesheshi.com

Anija mbante me vet enjë thesar të madh floriri dhe atëherë besohej se kishte rënë pre e piratëve. Operacioni është zhvilluar nga kompania Beers Diamond Company dhe qeveria e Namibisë.

Kjo copë shkretëtire rreth 10 mijë milje ka qenë në vijimësi një vend ideal për gjuetarët e thesareve për mjaft kohë. Rreth 100 vite më parë, një gjerman gjeti një diamant në zonë dhe kërkimet janë zhvilluar herë pas here. Por tani, ushtria vendase po kërkonte për mina, teksa eskavatorët hasën në disa tuba të çuditshëm.

Rasti u regjistrua në vitin 2008, kur minatorët hasën në plazh me metale, dru dhe tuba. Më pas nisën punën arkeologët. Nga rrënojat u nxorën plot 44.000 kg lingota bakri. Vlera e florinjve dhe monedha kap shifrën e 9 milionë paundve.

Anija ishte nisur nga Lisbona në vitin 1533 nën drejtimin e kapitetin Francisco de Noronha. Ajo u zhduk bashkë me stafin e saj gjatë lundrimit për në Indi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button