Autoritetet franceze masa që protestat dhe grevat mos të pengojnë Evropianin

Zyrtarët francezë disa orë para fillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit (Euro 2016) janë angazhuar për të parandaluar që grevat dhe protestat kundër ligjit të punës të mos ndikojnë negativisht në zhvillimin e kampionatit, raporton Aandolu Agency (AA).

Bashkia e Parisit ka realizuar marrëveshje me kompani private për pastrimin e mbeturinave të mbledhura për shkak të grevës së punonjësve të pastrimit në kryeqytet.

Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, në një deklaratë me shkrim u shpreh se “që nga dita e sotme do të pastrohen të gjitha mbeturinat e mbledhura. Natën e djeshme u mblodhën 50 kamionë me mbeturina, ndërsa sot do të shtohen edhe 30 kamionë të tjerë.”

Ndërsa ministri i Transportit, Alain Vidalies, në një fjalim në kanalin e radios Europe-1 duke paralajmëruar se për të siguruar vajtjen e tifozëve në ndeshje do të sjellin në detyrë me detyrim makinistët nëse do të jetë e nevojshme tha se “Po të jetë e nevojshme me detyrim, ne edhe këtë mund ta bëjmë.”

Vidailes ka theksuar gjithashtu se qeveria nuk do të tolerojë që punonjësit në grevë të bllokojnë rrugët e hekurudhave dhe ka shtuar më tej se se këto veroime dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Francës.

Krahas grevës së punonjësve të hekurudhës që kanë paralizuar transportin në Francë, edhe për shkak të paralajmërimit që kanë bërë pilotët e Air France për nisjen e grevës nga dita e shtunë, pritet që kjo situatë të ndikojë negativisht në planet e atyre që do të mbërrijnë në Francë për të ndjekur ndeshjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button