Hidhet eksploziv në redaksinë e gazetës “Vijesti” në Podgoricë
Një person i panjohur ka aktivizuar një mjet shpërthyes mbrëmë gjysmë ore para mesnate nën dritaren e zyrës të kryeredaktorit të redaksisë së gazetës ditore “Vijesti” në Podgoricë.
Në momentin e shpërthimit redaktori Mihajllo Jovoviq ka qenë në zyrë, por nuk është lënduar. Në redaksi ka pasur 15 njerëz mes të cilëve nuk ka të lënduar.
Nga detonimi i fuqishëm janë demoluar hapësirat e podrumit dhe janë thyer xhamat e dritareve në disa zyra.
Portali i gazetës thotë se kamera e sigurisë ka inçizuar një burrë me mëngë të zezë se si e vendos mjetin shpërthyes.
Sulmi ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Qeveria e Malit të Zi ka formuar komision të veçantë me detyrë që ta ndjekë punën e organeve shtetërore në hetime të cilat kanë të bëjnë me sulme ndaj mediave dhe gazetarëve.