Nuk ka ujë shqiptar për Maqedoninë lindore

Antonio Spasev, kolumnë – “ Kush i diskriminon Shqiptarët?”, Dnevnik
A nuk është e brengosur elita shqiptare nga marrëzirat me zë nacionalist – “ Nuk lejojmë të ndërtohet penda në Radikë sepse ujin do të na e vjedh Maqedonia lindore”. Ose – “ Investohet vetëm në rrethe të Maqedonasve, e ne po zhytemi në varfëri”.

Erol Rizaov, kolumnë –“ Hamam Turk ose lavanderi” , Utrinski Vesnik
Gazetarët Turk i gjej shumë eksitues për ti lexuar, ata me guxim të jashtëzakonshëm me çmim të jetës dhe burgut i komentojnë ndodhitë më të reja për dhimbjen më të madhe të Imperisë Otomane dhe Turqisë moderne – ryshfetin.

Todor Pendarov, kolumnë – “ Të huajt si ndihmë e shpejtë”, Utrinski vesnik
Le të shtrihet disa ditë Ministri i shëndetësisë Todorov në repartin e pulmologjisë dhe atëherë mirë do të sheh se ku kanë ngecur reformat e tija.

Vanço Uzunov, kolumnë – “ Letër Babadimrit”, Utrinski Vesnik
As njerëzit janë të gëzuar,  e as që dikush pret realisht se diçka do të përmirësohet. E para për dhurata? Nëse e dëgjojmë qeverinë përmes megafoneve të saja, ne tani jetojmë shumë më mirë. “ O tempora, o mores”.

Dimitar Mirçev, kolumnë – “ Në vend të ergumenteve, diskualifikime për presidentin”, Dnevnik
Ivanovi jepte shpresë dhe ndjenjë vetëbesimi. Nuk është çudi se pas fjalimit të tij shumica mbetën pa argumente, përveç ironisë, nervozizmit dhe diskualifikimeve.

Angel Ivanov, kolumnë – “Të jesh president është të kryesosh ose të qëndrosh?”, Dnevnik
Presidentët një kohë lindnin si presidentë, si liderë, si udhëheqës ushtarak dhe si heronj. Sot ka më shumë laramani.

Ramadan Ramadani, kolumnë – “Vit i mbrapshtë”, Fokus
Kur Fule ishte në Maqedoni, Ali Ahmeti pinte duhan në ballkon, e mandej gjysmë viti fluturonte, në aeroporte dhe takime folte për emrin dhe integrimet. Asgjë as prej tij as prej Nikolla Gruevskit.

Jadranka Kostovska, kolumnë – “Beter ose better”, Fokus
Vitin e kaluar pas të hënës së zezë, të cilin “ qeveritutet” e shpallën për dite demokracie, i thash vetes,, dhe shkruaja –“lum” për ne në 2013!Por doli edhe më rëndë se sa mendoja.

Vasil Mickovski, kolumnë –“Luftë për mandat të ri”, Sloboden Peçat
Në Maqedoni nuk do të ketë ndryshime thelbësore edhe me president konsensual,edhe me zgjedhje të reja parlamentare. Edhe më tej do të mbetemi regjim, shtet që nuk i dallon problemet e tanishme, e aq më pak dëshiron të shoh se çfarë ardhmërie do të kemi.

Lajme të ngjashme

Back to top button