DW: Nga e hëna kthehet dialogu për dalje nga kriza politike?

Dojçe Vele (DW)” në gjuhën maqedonase bën të ditur se në fillim të javës së ardhëshme pritet që përfaqësuesit e katër partive më të mëdha, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, të mblidhen dhe të vendosin për të gjitha reformat se si do t’i zbatojnë në afat rekord, me të vetmin qëllim për ti dhënë fund krizës politike.

Rikthimin e dialogut mes katër partive më të mëdha e ka inicuar diplomati gjerman, Hajndëll.  Obligimi i parë i cili nënkuptohet nga deklarata e diplomatit Hajndëll parasheh dilema se vallë do të bëhet i njejti gabim si në të kaluarën kur u betonua data e mbajtjes së zgjedhjeve para se të përmbushen kushtet për zgjedhje.

Platforma me të cilën duhet të zhvillohen bisedimet nuk është e panjohur. Ato janë çështjet të cilat po e bllokojnë daljen nga kriza Maqedoninë që nga viti i kaluar, ndërkaq Hajndëll, gjatë vizitës ka kërkuar që partitë të mos e betonojnë daljen nga kriza. E para, t’i krijojnë kushtet e patjetërsueshme për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike, ndërkaq më pas të bisedojnë për datën e zgjedhjeve. E dyta, Prokurorisë Speciale t’i sigurohet që ta vazhdojë punën pa obstruksione dhe e treta, partitë menjëherë të merren vesh për implementimin e reformave prioritare të cilat janë të paraparë me Marrëveshjen e Përzhinos, ndërkaq të notarizuar me Raportin e Pribesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button