Titulli nuk gjendet në lajm

[Vetëm Zaevi mund të amnistohet dhe askush tjetër]

Bëhet fjalë për komunikatë të LSDM-së që është transmetuar në mënyrë korrekte, mirëpo është kornizuar me titull të gabuar. Në fakt, konstruksioni i titullit rri pezull, aspak nuk gjendet në lajm. Теndenciozitet dhe bërje politike gjatë transmetimit të një komunikate të zakonshme!

 СДСМ_ Само Заев може да биде аболиран_ - http___vecer.mk_makedonija_sdsm-saLinku deri te artikulli origjinal: LSDM: Vetëm Zaevi mund të amnistohet dhe askush tjetër

Data dhe koha e publikimit: 06.06.2016,20:52

Data e recensionit: 08.06.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

TITULLI E KA PRISHUR LAJMIN

“Fjala është fjalë.Thamë, amnistitë e turpshme, jokushtetuese patjetër duhet të anulohen. Kjo edhe ndodhi. Thamë, ka bazë kushtetuese dhe ligjore për thirrjen e Parlamentit. Dhe kjo ndodhi. Thamë se nuk do të ketë zgjedhje kriminale më 5 qershor. Dhe kjo u dëshmua. Nëse deri tani dikush nuk e kishte të qartë, prej sot do t’u bëhet e qartë të gjithëve: drejtësia do të kthehet, ligjet do të vlejnë njësoj për të gjithë. Secili që e ka shkelur ligjin do të përgjigjet, thuhet në reagimin e LSDM-së”.

Ky është i gjithë lajmi që, në fakt, është citim nga komunikata partiake. Mirëpo, problemi me konstruksionin e titullit, gjegjësisht titullin dhe mbititullin e tekstit, që nuk kanë asnjë lidhje me përmbajtjen e komunikatës, gjegjësisht me vetë lajmin.

“PARATË KRIMINALE NGA GLOBALI NUK I JAPIN

LSDM: Vetëm Zaevi mund të amnistohet dhe askush tjetër”

Me titullin e këtillë, në fakt është prishur lajmi, i cili përndryshe, i ka të gjitha elementet e nevojshme.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button