Komuna e Kërçovës miraton buxhetin për vitin e ardhshëm

Në mbledhjen e radhës të këshillit të Komunës së Kërçovës u miratua propozim buxheti për vitin 2014. Buxheti i përgjithshëm i paraparë për vitin e ardhshëm për këtë komunë është  rreth 698 milion e 182 mijë denarë ku përfshihet edhe buxheti i paraparë për të gjithë institucionet publike  në kuadër të Komunës së Kërçovës kurse buxheti bazë i komunës është 263 milion e 245 mijë denarë.

“Propozim buxhetin e hodhëm në shqyrtim publik dhe ftuam të gjithë qytetarët të merrnin pjesë për të propozuar ndryshimin ose plotësimin e pikave të caktuara sipas çështjeve që janë në interes të tyre. Në kuadër të kësaj periudhe dyjavore u organizua edhe një debat publik për të marrë propozimet e qytetarëve.” – tha kryetari i komunës, Fatmir Dehari.

Këtë buxhet mund ta shihni në faqen zyrtare të komunës së Kërçovës.

Click to access alb%20predlog%20budget%202014.pdf

 
Dehari gjithashtu bëri të ditur se në adresë të kësaj komune kanë ardhur 430 kërkesa për ndihmë sociale dhe ai njoftoi se të gjithë do të ndihmohen me shuma simbolike.

Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2014 u miratua me 13 vota pro dhe 9 kundër. Kundër miratimit të këtij buxheti ishin disa nga këshilltarët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button