Sulmohet Boateng, përfundon në spital

Ish-futbollisti i Milanit, Kevin Prince Boateng është sulmuar në rrugë nga një person i panjohur në qytetin Kaarst, pak kilometra larg Gelsenkirchen ku ai luan që prej muajit gusht me fanellën e Schalkes. 

Futbollisti është dhunuar teksa kthehej në shtëpi, pasi kishte festuar Krishtlindjet me të fejuarën Melissa Satta dhe familjarët e tij.

Mësohet se Boateng ka shkuar vetë në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas është larguar. 

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, futbollisti e ka denoncuar rastin në polici. Autoritetet gjermane po punojnë për identifikimin dhe kapjen e agresorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button