Boshatiset Kuvendi, deputetët nisen të shohin Kombëtaren në Fancë

Pasi kryeministri Edi Rama e tha sot publikisht se do të braktiste Kuvendin, sepse do të ishte në Francë për të ndjekur futbollin, veprimin e tij e ndoqën edhe shumë ministra e deputetë të mazhorancës.

Të gjithë kanë braktisur punimet e Kuvendit dhe janë drejtuar për në Rinas ku kanë marrë avionët për të shkuar në Francë që të ndjekin ndeshjet e kampionatit Europian të Futbollit “Francë 2016”.

Në sallën e Kuvendit mësohet se kanë mbetur vetëm deputetët e opozitës, të cilët po mbajnë fjalët e tyre në sallën e Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button