Shkalla e papunësisë në kuartalin e parë 24,5 përqind

Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti është 24,5 përqind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Numri i të papunëve është 231.386 persona, ndërsa numri i të punësuarve 714.435 persona me shkallë të punësimit 42,6 përqind.

Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve 697.248 persona, 60,1 përqind janë meshkuj, ndërsa 39,9 përqind femra. Midis të papunëve përqindja më e madhe janë meshkuj 66,3, ndërsa femrat 33,7 përqind. Sipas moshës, më shumë të papunë janë midis moshës 25 dhe 49 vjeç.

Më së shumti persona të papunë janë arsimi i mesëm katërvjeçar 106.732, me fillor 57.793, me arsim të lartë 42.956, me arsim të mesëm trevjeçar 15.793, me arsim fillor të papërfunduar, me arsim sipëror 2.276 dhe pa arsim 1.908. Statistika tregon se më së shumti punëson industria përpunuese 136.381 persona, sektori bujqësor 120.921 persona dhe tregtia 101.422 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button