PSP: Vazhdojnë hetimet për Gruevskin, Mijallkovin, Jankulloskën, Janakieskin dhe të dyshuarve të tjerë

Prokurorisë Speciale Publike doli me qëndrim zyrtar, në lidhje me pyetjen e parashtruara nga mediat rreth çështjeve aktuale për punën e saj, njofton Portalb.

PSP njofton se pas sjelljes së vendimit për shfuqizimin e faljeve nga presidenti Gjorge Ivanov, të njëjtat i ka pranuar dhe është duke punuar me to.

Në pjesën e vendimeve të cilat kanë të bëjnë me procedurat të cilat ndodhen përpara Gjykatave, nga PSP, njoftojnë se ata kanë dërguar letër – propozimi deri te Gjykata e Apelit që të shfuqizohet vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe procedura e njohur në publik si “Puç“ të vazhdojë.

Në lidhje me procedurat hetimore dhe parahetimore, të cilat ndiqen në këtë Prokurori, të njëjtat do të vazhdojnë, gjatë së cilës, varësisht nga faza në të cilën gjendet lënda konkrete penale, do të merrem veprime përkatëse hetuese dhe veprime tjera, ndaj të gjithë personave për të cilët ekziston bazë dyshimi dhe dyshim për kryerje të veprës penale, transmeton Portalb.

Rasti “Titanik” – 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Nga Prokuroria Speciale, njoftojnë se procedura hetimore ndaj të dyshuarve të rastit “Titanik”, do të vazhdojë.

Rasti “Tortura” –  Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)

Në lidhje me lëndën “Tortura”, nga PSP, njoftojnë se janë dorëzuar propozimet për shqiptimin e masës së kujdesit kundër 6 personave, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale – Veprim çnjerëzor dhe degradues dhe dënim, nga neni 142.

Rasti “Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

Në lidhje me lëndën, “Fortesa”, nga PSP, njoftojnë se është dorëzuar propozim për masën e paraburgimit për 1 person por edhe propozimin për shqiptimin e masës së kujdesit kundër 4 personave, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale, përcjellë Portalb.

Rasti “Transportuesi” – 22 të dyshuar në rastin e PSP-së “Transportues”, për 11 kërkohet paraburgim

Në lidhje me lëndën “Transportues”, PSP, njofton se është sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 1 personi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 353 dhe 45 i Kodit Penal, ndërkaq është sjellë edhe propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për të njëjtin person. Në lidhje me masat e përkohshme për sigurimin e kërkesës së pronësisë, PSP, njofton se në Gjykata Themelore Shkupi 1 është dorëzuar propozim i cili është kthyer për rishqyrtim, por as nga Prokuroria shtetërore dhe as nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më tani nuk janë dorëzuar propozimin për realizimin e kërkesës pronësore, edhe pse nga ana e PSP-së, është kërkuar.

Rasti “TNT” – Ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)

Në lidhje më lëndën, “TNT”, PSP, njofton se është sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 3 personave për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për kryerjen e veprave penale nga neni 353 i Kodit Penal, ndërkaq janë dorëzuar edhe propozimet për shqiptimin e masës së kujdesit kundër 3 personave të njëjtë. /Portalb

Më shumë lexo: Ristovska: Ne nuk kemi qasje selektive, presim përgjigje nga Ivanov

Më shumë lexo: Kur PSP do ta merr përsipër rastin “Monstra”?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button