Shkup, bukë falas për skamnorët gjatë muajit të Ramazanit (FOTO)

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, në rrugën “Xhon Kenedi”, në afërsi të shkollës së mesme, “Cvetan Dimov”, në Shkup, një qytetar anonim ka vendosur një vitrinë të mbushur me bukë dhe me një letër në të cilën shkruan “Buka është falas”, me qëllim që skamnorët të shërbehen vetë nëse kanë nevojë, raporton Portalb.

Disa nga banorët që jetojnë në këtë lagje, për Portalb thanë se nuk e dinë se kush qëndron prapa këtij akti human, megjithatë e kanë përshëndetur si iniciativë që duhet ndjekur edhe në lagjet e tjera.

“Shembull i mirë, duhet ndjekur edhe lagjet tjera që të paktën në këtë muaj të Ramazanit, skamnorët të mos kenë problem me bukën”, tha një banor i lagjes Xhon Kenedi për Portalb, duke shtuar se me rëndësi është që ende ka njerëz human që në lloj-lloj mënyrash mundohen t’i ndihmojnë skamnorët.

Personi që qëndron prapa kësaj iniciative, apo pronari i bukëve, në mënyrë anonime, në një deklaratë për OJQ “Duam Çair të Pastër”, ka bërë thirrje që të gjithë ata që njohin raste të rënda sociale në Shkup, t’i paraqesin në këtë OJQ – duke ua shkruar adresat e tyre bashkë me numrin e anëtarëve të familjes dhe se ai bashkë me persona të tjerë do të angazhohen që t’ua dërgojnë në shtëpi disa pako siç ka thënë ai me vezë, miell, bukë, vaj dhe krip.

Përndryshe, gjatë muajit të Ramazanit, tradicionalisht në Shkup, bëhet ndarje e ndihmave ushqimore dhe organizohen iftare për skamnorët, nga grupe të ndryshme qytetare, organizata humanitare, Bashkësia Fetare Islame etj. /Portalb

13393324_1068443966559422_1333197033_n

 

13392955_1068443929892759_18046533_n

 

13400985_1068443883226097_1568860462_n

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button