Sulmohen policët në Mitrovicë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar dje në orët e pasdites në Mitrovicë, arrestimi i të cilëve është bërë rreth 17:50 në rrugën “Bedri Gjina“ në Mitrovicë.

“Ngjarja ka ndodhur në kohën kur zyrtarët policorë kishin sugjeruar dy të dyshuarit që të shoqëroheshin për në stacion policor për t’u intervistuar, në ndërkohë dy të dyshuarit nuk përfillin urdhrat e zyrtarëve policorë, ku përnjëherë të dyshuarit sulmojnë zyrtarët policorë, duke përdorur një mjet të fortë dhe njëkohësisht dëmtojnë edhe veturën zyrtare policore”, thuhet në një komunikatë për media.

Siç thuhet në komunikatë zyrtarët policorë kanë arritur që dy të dyshuar H. G., 50 vjeçar dhe S. G., 26 vjeçar t’i arrestojnë, ku të njëjtit u janë nënshtruar procedurave intervistuese.

Pas procedurave, me vendim të prokurorit të çështjes, ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti është iniciuar procedurë për vepër penale: ‘sulm ndaj personit zyrtar në kry erje të detyrës’, ‘pengim i personit zyrtar’ dhe ‘dëmtim asgjësim i pasurisë së luajtshme’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button