Erion Veliaj si Nevzat Bejta: Jam 24 karat!

“Nuk kam asnjë ambicie përvec se të drejtoj Tiranën. Edi po bën një punë fantastike si kryeministër.”- është ky komenti i Erjon Veliajt ndaj pyetjes së gazetarit Çim Peka nëse është ai pasardhësi i Edi Ramës në PS.

Por më pas Veliaj shtoi një tjetër fjali që tregon se reagimi i parë i tij nuk duhet marrë shabllon: “Unë kam vetëm ambicie që unë ta pasoj me sukses punën e Edi Ramës si kryebashkiak”. Kjo është përgjigja me të cilën Veliaj lë të kuptojë qartë se për aq kohë sa ai kërkon të jetë pasues i Edi Ramës si kryebashkiak, atëhere pse të mos jetë ai edhe njeriu që do ta pasonte atë në PS. E meqë jemi tek PS, moderatoi i emisionit “FAKT” në Syri.net e pyeti edhe për zhvillimet në PS. Ja përgjigjet për pyetjet.

Përjashtimi i Ben Blushit?

Jam përpjekur që të fokusohem tek puna e Bashkisë dhe vetëm kur më cënohet ajo unë reagoj. Parimisht besoj se shtëpisë nuk i gjuhet me gurë, dhe plaçkat e palara nuk ndehen për të gjithë botën.

A është Ben Blushi socialist?

Unë nuk bëj gabimin që bën Blushi duke i veshur vetes një tis moralisti që nuk e ka. Ai ëshë një koleg. Nëse ai e merr këtë meritë unë nuk e marr.

A është Erion Veliaj një socialist?

Jam një socialist 24 karat.

Ndryshe nga Shqipëria, kujtojmë se në Maqedoni kryetar 24 karatësh u deklarua kreu i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button