BFI nuk mban përgjegjësi nëse protesta eskalon

Nëse Qeveria nuk do të shqyrton dhe realizon kërkesat e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni (BFI) në lidhje me Burmali Xhaminë, do të organizohen protesta masive nga qytetarët mysliman.

Zëdhënësi i BFI-së, Abaz Islami bëri të ditur se këto protesta do të jenë masive, dhe se deri më tani nuk ka pasur ndonjë mbledhim të qytetarëve si do të ketë tash.

“Protesta do të jetë masive, e pa parë ndonjëherë. E dimë se shumë qytetarë do të dalin, të gjithë myslimanët do të përkrahin këtë nismë për ruajtjen e vendit të Burmali Xhamisë”, tha për Portalb, Islami.

Ai shtoi se për shkak të numrit të madh të protestuesve, protesta mund të eskalojë, të ketë ndonjë incident apo nxitje, dhe ne për këtë nuk mbajmë përgjegjësi.

“Jemi munduar disa herë që me dialog të zgjidhim këtë çështje, por tani nuk ka rrugëdalje më. Protesta do të jetë shumë e madhe dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi nëse ajo eskalon ose ka ndonjë incident”, tha Abazi.

Ndërkaq sa i përket protestës, Abazi tha se ende nuk është caktuar se kur do të mbahet dhe se për momentin janë duke pritur përgjigje nga Qeveria dhe nga Ambasadat e huaja, për zgjidhjen e këtij problem.

“Ende nuk e dimë se kur do të organizohet protesta. Jemi në pritje të përgjigjes nga Qeveria dhe Ambasadat e huaja, por nuk e kemi ndërmend të presim shumë. Nëse nuk na përgjigjen gjatë këtyre ditëve, protesta do të organizohet javën e ardhshme”, shtoi për Portalb, Abazi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button