Plevneliev: Maqedonia ndodhet në një moment kritik historik

Maqedonia është në një moment kritik historik dhe përgjegjësia është nga liderët dhe politikanët e saj, tha Presidenti bullgar Rosen Plevneliev në intervistën për radio “Fokus”, njofton Portalb.

Sipas presidentit bullgar, politikanët e Maqedonisë duhet të ulen në  tavolinë për konsultime, të heqin dorë nga dhuna, dhe t’u japin fund mosmarveshjeve dhe kundërshtimeve me çdo kusht dhe në çdo mënyrë të mundshme, dhe duhet të dalin në zgjedhje, sepse zgjedhjet janë zgjidhje për çdo krizë.

Plevneliev, gjithashtu, shprehi huti se si liderët politik në Maqedoni nuk kanë treguar dëshirë dhe mundësi që të merren vesh rreth organizimit të zgjedhjeve të drejta, përmes të cilave njerëzit do të tregojnë se kush do të menaxhojë më tutje dhe kush do ta merr përsipër përgjegjësinë për kombin. Ai tha se nga kriza politike në Maqedoni kanë interes vetëm një grup njerëzish, të cilët nuk duan të zgjasin duar, për të hapur rrugë  për praktika të mira, rrugë të së ardhmes, rrugë për të rinjtë dhe vlerave evropiane, transmeton Portalb.

Në raport me Maqedoninë ne jemi vëlla, shok I pazëvendësueshëm, gjithmonë kemi ndihmuar dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë. Gjithmonë kemi qenë të shqetësuar , të shqetësuar jemi tash dhe të vazhdojmë të jemi për atë çka ndodh atje. Do të insistojmë që të bëjmë një hyrje modern, për t’ju dhënë fund ideologjive të gabuara në të kaluarën dhe krijimit të tensioneve artificiale ndërmjet popullit vëllazëror përmes manipulimit të historisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button