Takimi i Ahmetit dhe Hajndëllit për tejkalimin e ngërçit politik

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup, ka realizuar takim me të dërguarin e posaçëm të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Johanes Hajndëll. Ahmeti dhe Hajndëll, siç thuhet në kumtesën e BDI­-së shkēmbyen opinione për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe mënyrat për tejkalim të sfidave të mbetura. Lideri i BDI­-së Ahmeti i shtjelloi hapat e vazhdueshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim për tejkalim të ngërçit politik.

Ahmeti konsideron që tërheqja e tërësishme e faljeve nga Ivanov mundëson dialog për përpilim dhe miratim të reformave prioritare. Partitë politike duhet të angazhohen për miratimin e ligjeve dhe plotësimin e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare si dhe të mbështesin Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe Prokurorinë Speciale që ta bëjnë punën e vet të përcaktuar me ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button