Ariu në Finlandë frikëson 3000 ushtarë

Rreth 3000 ushtarë finlandezë u frikësuan, e disa nga ta u fshehën në kamionët e parkuar, kur ariu njëvjeçar u fut në bazën e tyre ushtarake.

Brigada Kainu, njëra nga brigadat më të vlerësuara në ushtrinë finlandeze, gjatë vikendi ishte në gjendje alarmi, ka njoftuar tabloidi finlandez “Italehti”, transmeton Koha.net.

Ariu u fut në kantinë ku së pari hëngri ushqimin e përgatitur për ushtarë e pastaj doli jashtë dhe ndërpreu ushtrimet e ushtarëve. Derisa disa nga ushtarët ikën në baraka, e të tjerët u fshehën nëpër kamionë.

Komandantët vendosën ta vrisnin ariun, sepse, sipas tyre, “ishte kokëfortë dhe nuk iu frikohej njerëzve”.
“Ariu kryesisht frikohet nga numri i madh i njerëzve. Por kësaj radhe nuk ishte kështu. Aq më tepër ai ishte krye fortë”, deklaroi zëdhënësi i brigadës Kainu Sau Hujanen.

Që ta vrisnin ariun, ushtria u desh të marrë leje nga policia pasi në Finlande dënohet me ligj vrasja e kafshëve të egra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button