Sheqerinska: Ku janë milion eurot kesh të gjetura në kuti për këpucë?

“Menduam se vetëm shishet kishin fuqi magjike që të grumbullojnë 750 mijë euro, “marifet” të njëjtë kanë edhe kutit për këpucë, në to mund të grumbullohen gjithsej 4.5 milion euro. Natyrisht që kjo nuk ndodh në Maqedoni, por në vendin tonë fqinj Turqinë. Për kë janë paratë e zeza nga Turqia të planifikuara për Maqedoninë?”, pyeti Radmilla Shekerinska në pyetjet e deputetëve në Kuvend.

Shekerinska e pyeti kryeministrin edhe për skandalin në Turqi lidhur me “Hallk Banka” i cili solli deri te dorëheqja e disa anëtarëve të kabinetit të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan, ku është zbuluar se më shumë se 900 mijë euro në mënyrë ilegale kanë hyrë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button