Vazhdojnë kontradiktat për testimin ekstern

Me atë që pyetjet mund të gjenden në internet nuk janë ndryshuar të metat thelbësore që lidhen me testimin ekstern, komentojnë ekspertët. 

Ish ministri i arsimit dhe shkencës Nenad Novkovski theksoi se problem kryesorë është se nuk duhet të ndërlidhet testimi ekster me vlerësimin e punës së arsimtarëve.

Sipas tij, ky veprim e largon vëmendjen nga problemi kryesorë, ku paraqiten të meta të shumta në vet procesin.

“Duhet të jetë një sistem i rregulluar mirë, sepse ka shumë paregullsi, si në pyetjet, në zbatimin e procesit, me softuerin që ishte bërë tmerrësisht keq”, deklaroi Novkovski.

Sipas tij, parat e dhëna për softuerin duhet të kthehen menjëherë dhe i njëjti menjëherë të tërhiqet sepse nuk funksionon ashtu siç duhet.

Ai shtoi se është e nevojshme të ndryshohet edhe regullorja sepse ky vlersim nuk mund të ndikojë në notat që janë marr në kontinuitet dhe nuk mund të ndikojë në kualitetin e punës së mësimdhënësve.

Edhe pse kompetentët vlerësojnë se stresi do të tejkalohet dhe do të jetë e kaluar për nxënësit pasi që pyetjet do të jenë në internet, mësuesit nuk mendojnë ashtu.

“Fëmijët sërish do të jenë nën shtypje. Po ti kishim pyetjet që nga 1 shtatori ne automatikisht të gjithë materialin do ta përgatisnim në nivel të atyre pyetjeve”, thonë mësuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button