Lëvizja BESA: Tërheqja e faljeve – një mundësi që kriminelët të përfundojnë

“Pas tërheqjes së faljeve nga presidenti Gjorge Ivanov, edhe një herë u konfirmua qëndrimi jonë se Maqedonia nuk është kurrfarë shteti. Prej sot ai e ka humbur edhe grimcën më të vogël të legjitimitetit”, thonë nga Lëvizja Besa.

Sipas tyre, falja, duke abuzuar me institucionin dhe tërheqja e saj, dëshmon se përfundimisht regjimi ka rënë.

“Protestat qytetare, ku morëm pjesë edhe ne, e dhanë rezultatin e tyre, ndërsa ato janë shenja e parë se regjimi antishtetëror, por edhe antishqiptar – VMRO-BDI, përfundimisht po bie. Sonte në Shkup po ndjehet entuziazmi që ndjehej në ditët kur rrëzohej Millosheviqi në Beograd. Me këtë rast BESA shpreh edhe një herë mbështetjen dhe inkurajimin për Prokurorinë Speciale Publike që tash të vazhdojë me punën e saj dhe kriminelët të përfundojnë aty ku e kanë vendin dhe populli të çlirohet prej tyre. Një arsye më shumë për ne është që sonte po rikthehet shpresa që PSP-ja t’i zgjidhë edhe rastet e montuara politike kundër shqiptarëve, që po dergjen burgjeve”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button