OH “Hilal” nisi karvani humanitar nga Shkupi

Organizata Humanitare Hilal, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, e filloi karvanin e saj humanitar, i cili do të përshkon të gjitha myftinjtë e BFI në RM.

Aksioni i parë humanitar u nis nga Myftinia e Shkupit, gjegjësisht depoja e OH Hilal, e cila ndodhet në Fakultetin e Shkencave Islame, ku në prani të Kryetarit të OH Hilal Mustafa Dauti dhe Myftiut të respektuar të Shkupit, H. Rexhep ef. Jusufi, të shoqëruar nga imamë të xhamive të ndryshme të Shkupit dhe rrethinës, bënë pranimin e 500 pakove humanitare në përbërje ushqimore, e të cilat do të shpërndahen për nevojtarët e këtij rajoni.

Ky aksion u krye në transparencë të plotë dhe në prezencë të mediumeve në gjuhën shqipe.

Për sa i përket këtij aksioni, Myftiu i Shkupit, H. Rexhep ef. Jusufi, tha se: “Ne, në këtë përbërje, kemi ardhur këtu për të marrë 500 pako me artikuj ushqimore, të cilat janë të dedikuara për familjet skamnore të rajonit të Myftinisë së Shkupit. Për këtë arsye, Myftinia e Shkupit, fillimisht falënderon Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepin si ideator të këtyre karvanëve, gjithashtu falënderon Organizatën Humanitare Hilal, me në kryer Kryetarin e saj Mustafa ef. Dauti, i cili bashkë me operativën e kësaj organizate gjithmonë me vepra po dëshmojnë se po bëjnë një punë të palodhshme, sa herë që kjo nevojitet për tu dalë në ballë skamnorëve dhe familjeve të varfëra”.

Nga ana tjetër, kryetari i OH Hilal, Mustafa ef. Dauti tha se: “Me këtë aksion, OH Hilal ka filluar karvanin humanitar për të ndihmuar 10 000 familje skamnore në vend.  Këtë aksion e filluam me 500 pako në përbërje kryesisht ushqimore dhe e Lusim Allahun Fuqiplotë që këto aksione ti shtrijmë në çdo myftini të BFI-së në RM. Njëkohësisht u falënderohem të gjithë donatorëve që dhanë kontributin e tyre në grumbullimin e këtyre ndihmave, destinacioni i të cilave janë shtëpitë e nevojtarëve, me qëllim që edhe në sofrat e tyre të këtë begati. Në këtë rast do ta falënderoja Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë e cila ka si çdo vjet, edhe kësaj radhe ka sjellë 5000 pako, të cilat do të shpërndahen gjatë karvanëve humanitare që do të vijojnë në ditët në vazhdim”, tha mes tjerash Kryetari Dauti.

Si çdo vit, BFI nën drejtimin e Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, e nëpërmjet organizatës së saj humanitare OH Hilal kanë shtuar aktivitetet humanitare në nivel republikan dhe kanë për synim që të jenë të pranishëm në çdo sofër të skamnorëve në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button