Kur ka demokraci, kutërbon erë e keqe

Petar Arsovski, kolumnë –“Babadimri për kryetar”, Utrinski Vesnik
Për partinë në pushtet ka tre skenarë në zgjedhjen për kandidat presidencial. VMRO – DPMNE do të kishte interes më të madh nëse është kundër konceptit konsensual, ndërsa kandidati i tyre fiton.

Erol Rizaov, kolumnë – “Aman, mjaft na mbroni”, Utrinski Vesnik
Shërbimet e gazetarisë dhe apologjetët i pranojnë tezat e regjimit. Ju ka ardhë mbi kokë nga liria e tepruar dhe demokracia. E dinë se kur ka demokraci të mjaftueshme, në sipërfaqe dalin të gjitha pisllëqet, shihen qartë, kutërbojnë aq shumë sa që pickojnë sytë.

Katerina Neshkova, koment – “ Si u bë goditja luftë për demokracinë”, Dnevnik
LSDM përsëri rrëshqiti në skenarët e veta kataklizmike, në të cilat ata janë shpëtimtari. Shumica e qytetarëve tani më 7 vite me rend nuk e gëlltisin këtë përrallë.

Gordana Duvnjak, editorial –“ Dënime kuturu ose mbi dëshmi?”, Utrinski Vesnik
Përvoja, por edhe nga ajo që është e regjistruar në raportet e brendshme dhe ndërkombëtare, flasin se në Maqedoni ka drejtësi selektive, e gjykatësit janë eksponuar shtypjes së madhe të qendrave të fuqisë politike dhe ekonomike.

Xhejson Miko, kolumnë – “ Volersi jeton në botën e tij në Vodno ose në Kala”, Dnevnik
Amerika sot është  e ndarë më shumë se në cilën do periudhë pas luftës qytetare amerikane të vitit 1860. Ne jemi të ndarë, të themi në përgjithësi, sipas dy çështjeve më të gjërësishme – kulturore, dhe pyetjes se çfarë qeverie dëshirojmë.

Ljupço Popovski, kolumnë –“ Llokum i hidhur për Erdoanin”, Utrinski Vesnik
Erdoani deri tani pati sukses në anashkalimin e të gjitha pengesave politike, por ndeshja me lëvizjen shumëmilionëshe të Fetula Gjulenit është problem shumë më i madh se sa trajtimi i demonstruesve në “Taksim”.

Petar Atanasov, kolumnë – “Alo maturantë! A jeni për një ekrsterne? Jo faleminderit!”, Sloboden Peçat
Dikush nga shefat e ministrit Spirovski ka shuuumë dëshirë për notim, për urdhërim, të jetë ligj për çdo gjë. Çfarë rezultati tjetër pritet prej njerëzve që e urrejnë arsimimin, atyre arsimimi u sjell frustrime.

Lajme të ngjashme

Back to top button