Sheshi i Shkupit sërish me “gjak”, Revolucioni i Larmë doli me ultimatum (FOTO-VIDEO)

Protesta e sontme e Revolucinit të Larmë u përshkua nga momente dramatike dhe me tensione në fillim. Protestuesit e mbledhur para Prokurorisë speciale deshën të drejtohen kah Parlamenti por u penguan nga prania e fortë policore dhe barrikadat e vëna në të gjitha kryqëzimet rreth qeverisë dhe parlamentit.

Protesta ne Shkup 6.6.16 (4)

Por masa arriti ta çajë kordonin para qeverisë ku u hodhën balona me ngjyrë. Në protestë u vërejt grupi parlamentar i LSDM-së dhe kryetari i saj, ndërsa protestuesit më pas u drejtuan kah sheshi kryesore ku hodhën ngjyrë të kuqe. Ata bënë ultimatum për plotësimin e kërkesave të tyre deri më 18 qershor 2016.

Protesta ne Shkup 6.6.16

“Hapi i parë nga kërkesat tona ishte tërheqja e tërësishme e vendimit për abolim. Kjo u bë, nuk do të ketë abolim, ndërsa kjo do të thotë se do të kemi drejtësi. Por megjithatë themi se mënyra më e duhur që të bëhet kjo është nëpërmjet interpretimit autentik të Ligjit për abolim. Kërkesa e dytë është që Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Publike Speciale. PSP nuk duhet të shpallet si jo kushtuese. Drejtësia dhe lufta kundër krimit janë kategori gjyqësore dhe nuk duhet të jenë nën kërcënim.  Kërkesa e tretë është që të ndaloj përndjekja e protestuesve, ndërsa kjo do të thotë të lirohen të gjithë të paraburgosurit që kanë qenë pjesëmarrës në protesta nga 12 prilli e këndej dhe të tërhiqen kallëzimet e MPB-së për protestuesit tjerë” thanë nga Lëvizja #Protestoj.

Ata gjithashtu kanë paralajmëruar se do të ndryshojnë formën e protestës, duke shtuar se më 8 qershor në mesditë do të bllokojnë komunikacionin në Shkup.

 Protesta ne Shkup 6.6.16

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button