PLD bën thirrje për protesta masive sot në Shkup

Partia Liberale Demokrate,  i bashkëngjitët protestës së Revolucionit Laraman, që do të fillojë sot në ora 18:00 përpara Prokurorisë speciale në Shkup, kumtoi kjo parti.

“Si parti konstruktive, e cila mbështetet në parimet e demokracisë, mendojmë se thirrja për një protestë të tillë është e arsyeshme si pasojë e situatës aktuale në këtë shtet të padrejtë, në të cilën qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE  e ka zhytur shtetin e Maqedonisë.” thonë nga PLD.

Kjo parti beson se shumica e qytetarëve do ta gjejnë arsyen dhe domosdoshmërinë se pse duhet të rebelohen kundër kësaj qeverie dhe të shprehin protestën e tyre.

“Besojmë se secili nga ne pas dhjetë viteve të torturës nga ky pushtet është i vetëdijshëm se nga vjen zemërimi për këtë protestë” kumtoi PLD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button