Mursi, gjykatësit: Unë jam president legjitim i Egjiptit, kush je ti?

Pamjet treguan Mursin brenda kabinës së xhamit. Në një moment, ai ngre duart dhe i bërtet kryetarit të trupit gjykues: “Kush je ti? A e dini se ku po mbahem unë në paraburgim?

Seanca e parë e gjyqit kundër presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi dhe 21 të pandehurve të tjerë u pezullua përkohësisht pasi avokatët mbrojtës kërkuan që të takohen më të pandehurit, sipas televizionit shtetëror egjiptian.

“Ekipi mbrojtës kërkoi nga kryetari i trupit gjykues të takohet me Mursin-një kërkesë e pranuar nga gjyqtari, i cili pezulloi procedimet për 30 minuta,” njoftoi një korrespodent televiziv.
Takimi u zhvillua brenda kabinës së xhamit i papërshkruar nga zëri në të cilën Mursi është mbajtur gjatë seancës gjyqësore, shtoi ai.

Para pushimit, mikrofoni i Mursit është lëshuar njëherë, dhe  u dëgjua duke iu thënë gjyqtarëve se ai është president legjitimi i Egjiptit.

“Mursi pati një grindje verbale me gjyqtarët, duke iu thënë se ata nuk ishin të gjendje të gjykojnë atë sepse ai është president legjitim i vendit,” tha gazetari.

Të pandehurit e tjerë thërrisnin, por zëri i tyre nuk dëgjohej nga brenda për arsye të mbylljes së tyre në kabina të xhamit.

Ata gjithashtu treguan me dorë shenjën Rabba, e cila përkujton qindra demonstrues të vrarë gushtin e kaluar, kur forcat e sigurisë shpërndanë me dhunë protestuesit pro-Mursi.

Televizioni egjiptian më vonë transmetoi pamjet nga gjykimi, duke treguar një përfaqësues të prokurorisë me listen e emrave të të pandehurve dhe akuzat kundër tyre./mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button