Kurz: BE duhet të mbajë refugjatët në qendrat e paraburgimit në ishuj

Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, ka theksuar se Bashkimi Eruropian duhet të mbajë refugjatët në qendrat e paraburgimit në ishuj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë botuar në gazetën “Dei Presse”, Kurz tha se BE-ja duhet të ndjekë shembullin e Australisë e cila thyen guximin duke i mbajtur refugjatët në ishuj.

Kurz duke rikujtuar se një model i ngjashëm është përdorur në gjysmën e parë të shekullit të 20-të në SHBA ku refugjatët e mbërritur në New York u dërguan në ishujt Ellis, ai tha se “Sigurisht që modeli i Australisë nuk mund të zbatohet plotësisht, por ai mund të zbatohet në Europë me të njëjtin princip.”

Duke vënë në dukje se është e rëndësishme thyerja e guximit të refugjatëve, Kurtz ka kërkuar nga BE-ja që të pranojë një ligj që parashikon humbjen e të drejtës së azilit të refugjatëve që hyjnë në mënyrë ilegale në Europë.

Ndër të tjera Kurz ka shprehur dyshimet në lidhje me efektin e marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe BE-së.

Refugjatët e mbërritur me gomone në Australi dërgohen në qendrat e paraburgimit në ishujt në Nauru dhe në Papua Guinenë e Re dhe refugjatët mund të bëjnë aplikimet e tyre për azil vetëm nga këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button