Argjentinë, mijëra njerëz protestuan kundër dhunës ndaj grave

Mijëra njerëz në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, mbajtën një marsh protestues kundër dhunës dhe vrasjes së grave, raporton Anadolu Agency (AA).

Marshi u mbajt me sloganin “NiUnaMenos” që do të thotë “Asnjë më”. Protestuesit kanë mbajtur pankarta të ndryshme si dhe fotografi të grave dhe vajzave, viktima të dhunës.

Në njoftimin e disa organizatave joqeveritare thuhet se në Argjentinë mesatarisht çdo 30 orë vritet një grua. Vitin e kaluar janë vrarë 275 gra.

Sipas Zyrës së Gjykatës së Lartë për dhunën në familje, rreth 49 përqind e sulmeve janë kryer nga ish-bashkëshortët.

Në Argjentinë në gjashtë vitet e fundit janë regjistruar më shumë se 57 mijë raste të dhunës në familje.

Presidenti argjentinas Mauricio Macri gjatë fushatës zgjedhore u zotua se do të bëjë diçka në lidhje me çështjen e dhunës ndaj grave. Ndër të tjera, ai premtoi se do të përgatitet një plan veprimi dhe se departamenti i policisë do të marrë ekspertë të cilët do të merren me çështjen e dhunës në familje, sidomos kundër grave.

Pavarësisht demonstratave masive të vitit të kaluar, autoritetet ende nuk kanë marrë hapa konkret që do të rezultojë në zgjidhjen e problemit të dhunës kundër grave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button