LR-PDSH: Testimi ekstern, një kafshatë që nuk gëlltitet

“Pas grevës së mësimdhënësve të janarit të vitit të kaluar, e cila u pezullua me marrëveshjen e arritur për heqjen e dënimeve për mësimdhënësit rreth testimit ekstern, uljen e dënimeve në arsim si dhe lehtësimine evidencës pedagogjike, rezultoi me mosshpallje të listës së mësimdhënësve të dënuar dhe të atyre eventual të shpërblyer”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.

Sipas tyre, testimet eksterne këtë vit në vete do t’i bartin mangësitë e vitit të kaluar si dhe do të ngarkohen edhe me mangësi të tjera të evidentuara në pyetjet e shpallura, nga të cilët, siç shtojnë ata, vërehet një mospërputhje e pyetjeve të parashtruara me planet dhe programet mësimore. Raste të tilla ka në lëndën e Gjuhës shqipe, Etikës së religjioneve dhe Shkencave Natyrore.

“Në lëndën e Gjuhës shqipe vërehen pyetje të cilët nuk janë realizuar sipas plan-programit të paraparë, ndërsa në lëndën Etika e religjioneve vërehet tendencë për diskriminim në bazë fetare, sepse gjysma e pyetjeve të publikuara janë nga mësimi për krishterimin, ndërsa sa është e ditur sipas plan- programit të kësaj lënde për krishterimin mësohet vetëm pesë orë mësimore. Nuk e dimë se çfarë rezultatesh priten nga nxënësit e klasës së gjashtë që do të testohen nga lënda e Gjeografisë, të cilët me libra shkollor u pajisën në përfundim të vitit shkollor. E njëjta fatkeqësi do t’i godet edhe nxënësit e klasës së nëntë të cilët do të testohen nga lënda Inovacione, të cilët edhe një javë para përfundimit të vitit shkollor akoma nuk e dinë se si duken këto libra”, shtojnë nga LR-PDSH.

Ata shtojnë se këtë vit, ngarkesa psiqike për nxënësit dhe mësimdhënësit do të jetë akoma më e madhe duke pasur parasysh faktin sepse nga 8 ditë të cilët ishin në dispozicion për testimin ekstern, tani ata do të kenë vetëm 5 ditë.

“Një mangësi tjetër në planifikimin e testimit ekstern është se ai realizohet gjatë ditëve të rregullta të mësimit, me ç’rast krijohet një tollovi e panevojshme, pengohet procesi mësimor, ndërsa nxënësit që mësojnë në mësonjëtoret e pajisura me kompjutorë, për shkak të këtij testimi e përfundojnë vitin shkollor për disa ditë më parë se bashkëmoshatarët e tyre. Prandaj kërkojmë një qasje shumë serioze të institucioneve përgjegjëse për këtë problematikë, me angazhim të ekspertëve arsimor, për të rishqyrtuar mundësinë e eleminimit të këti testimi”, përfundojnë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button