6 këshilla për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti

I ftohti dhe era janë dy agjentë të jashtëm të cilët e dëmtojnë shumë lëkurën.

Dimri është periudha më delikate e vitit për lëkurën, ndaj për këtë është e nevojshme që të jeni të kujdesshëm dhe të siguroheni, që t’i dedikoheni me kura të nevojshme.

Për të evituar skuqjet apo problemet e tjera është mirë që të ndiqni disa rregulla të përditshme për t’i ardhur në ndihmë lëkurës tuaj.

Ja se cilat janë 6 këshillat të cilat mund t’i ndiqni nëse dëshironi të keni një lëkurë të mëndafshtë, të butë, të thatë dhe mbi të gjitha të hidratuar.

Kujdes çfarë hani

Ushqimi mund të bëjë diferencën mes një lëkure të bukur dhe një lëkure të dëmtuar e të ashpër nga i ftohti. Sigurohuni që në dietën tuaj ushqimore të ketë patate, vezë dhe shparg. Të gjitha këto ushqime janë të nevojshme për një epidermë të shëndetshme. ?

Mos përdorni ujë të nxehtë

Uji i nxehtë ju duket shumë i mirë në dimër, por gjithashtu ai është edhe i dëmshëm. Shmangeni sa më shumë atë dhe mos përtoni ta lani fytyrën me ujë normal, pse jo edhe të gjithë trupin.

Bëni maskën javore

Një herë në javë mund të pastroni në thellësi lëkurën dhe ta hidratoni atë me ndihmën e një maske. Në këtë mënyrë ajo do të pastrohet në thellësi dhe lëkura do të vazhdojë të marrë frymë.
Përdorni serum

Gjeni një serum të veçantë që mund t’i përshtatet llojit të lëkurës suaj, duke e shpërndarë atë në mënyrë të tillë që të eliminojë skuqjen nga i ftohti.

Përdorni vaj për bebe

Nëse kremi që përdorni nuk ju jep asnjë lloj efekti dhe lëkura juaj është gjithmonë e thatë, provoni të përdorni vajin klasik të bebeve, nuk ka hidratues më të mirë se ai.

Kujdesuni për duart dhe këmbët

Mos i lini pas dore duart dhe këmbët tuaja, përndryshe rrezikoni të dukeni më e madhe në moshë. Dedikojini kohë një herë në javë manikyrit dhe pedikyrit, nuk jeni të detyruar të shkoni te një qendër estetike, mund t’i bëni edhe në shtëpi. /Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button