Stacioni policor do të shndërohet në objekt të Komunës Saraj

Objeki i ri i Komunës së Sarajit do të jetë tek Stacioni Policor, i cili nuk ka funksionuar asnjëherë.

Kështu tha Beqir Muhamedi, shef kabineti i kreut të Sarajit, i pyetur se përse Stacioni Policor asnjëherë nuk ka qenë funskional.


‘Staciooni policor në Saraj neve tash vetëm kemi bërë projekt të këtij për shkak se ai stacion policor është ndërtuar në vitin 2007 pa asnjë far plani dhe projekti dhe është pa leje. Ne tani e kemi bërë legalizimin e atij objekti, dhe kemi bërë projekt për rindërtim, gjegjësisht ai stacion të mund të shfrytëzohet të bëhet objekt i Komunës Saraj. Edhe pse asnjëherë nuk ka funksionuar’ tha Muhamedi.


Hapësirat ku aktualisht njihen si objekti i Komunës Saraj janë me qira, tha më tej ai.


‘Jemi në fazë kur duhet të fillon mbi ndërtimi i atij objekti dhe do të adaptohet për nevojat si objekt i Komunës së Sarajit, sepse ne jemi për momentin me qira tek barakat dhe planifikojmë ai objekt të hyn në përdorim dhe ti ikim qirasë dhe ti përmbushim aty nevojat e komunës’ u shpreh Muhamedi./PORTALB

Lajme të ngjashme

Back to top button