Vrasja e moralit

Që nga kohët e hershme, në fytyrë dhe sy ka mund të lexohet pastërtia e shpirtit Madje edhe të atyre që aq shumë janë betuar në kokën e popullit. Sado që përmes popullit kanë dashur të fshehin interesa tjera, një djall gjithherë i ka përkëdhelur duke lënë njolla në pamjen e tyre. Kanë mbushur gojën plotë me popull që xhepat t’i mbushin përplot me para. Tani vështirë është të gjesh dikë që bënë sakrificë të vërtetë, madje qoftë edhe të vogël për hir të popullit.
Shpirti i rinisë dhe i studentëve duket se është më i padjallëzuar në botë Ata gjithnjë mundohen që të sakrifikojnë për ideale dhe qëllime madhore.
Por, për fat të keq në masë të madhe sinqeriteti dhe morali i tyre shkelet nga djalli me maskë të engjëllit. Në R. Maqedonisë kohët e fundit janë vetëm dy porta: Evropa dhe askundja. Kemi pushtet dhe opozitë, të cilat si duket më tepër i ngjasojnë një mashtrim i yni optik. Dimë se për çka flasin partitë, por as djalli se di se për çka angazhohen. Fjalë parajse e punë ferri. Së paku kështu del nga ana e popullit. 

Me gjasë, duket se vet edhe populli punën e tyre është duke e vlerësuar në mënyrë të gabuar. Historia e tanishme i përngjan një përvoje të një të riu që shumë kohë kalonte duke iu lutur besimit të vet. Babai i tij ishte një udhëheqës fetar dhe dukshëm kishte mbjellë moral te i biri. Ata bashkërisht punonim me popullatën në frymëzimin e tyre për Zotin dhe moralin. Madje atë e bënin në mënyrë krejt vullnetare. 
Një ditë prej ditëve shiu sikur shumë kishte shpërlarë tokën Madje edhe koha bënte të ftohtë. Babai i tij nuk deshi që atë ditë të del, me bindje se punën do ta kompensoj një ditë tjetër. Djali i tij sikur ishte i bindur se mu në këso kohësh ndokush ka nevojë për ndihmë, apo së paku për këshillë. Ai mori disa libra dhe filloi t’i shpërndaj nëpër disa shtëpi. Libri i fundit mbeti të lehet në një shtëpi pak sikur në periferi. Djaloshi trokiti në dyer, por askush nuk e hapte. Por, djaloshi sikur kishte një parandjenjë se mu në atë shtëpi ndodhet ndokush që më së shumti ka nevojë për fjalët e Zotit. Dhe ja më në fund doli një plakë pak si e trishtuar. Djaloshi inkurajoi plakën më fjalët se mu për te kishte mbetur libri më i bukur fetar. Plaka, me pikëllim pranojë se në momentin kur thërriste djaloshi kishte përgatitur një nyje litari për t’i dhënë fund jetës së vet. Kurse thirrja e djalit i kishte thyer mendjen. Një libër ia shpëtoi jetën.

Por, te ky regjim i ynë i çuditshëm sikur edhe librat janë vënë në shërbim të djallit. Botimi i disa librave shkencore me renome botërore, ku vetëm 10 tituj u botuan edhe në gjuhën shqipe, nga 400 sosh, tregon se sherri ka hy edhe te librat. A nuk paguajmë ne tatim sa duhet që aq shumë na diskriminuan. Mu ashtu si Shkupi 2014, ku u harxhuan qindra milionë euro para edhe tonat pa asnjë element shqiptar! Përse kemi lejuar që aq shumë të na nënshtroj ky premier kaq i çuditshëm! Përse nuk mendojmë pak dhe t’i japim një zbërthim çështjes duke kuptuar se ne këtu, jo se ashtu do Gruevski, por se ashtu ka dashtë populli ynë. 

Atij i kemi borxh e jo Gruevskit. E dyta, ditë më parë publikisht u pat potencuar se në punësimet e ardhshme në administratën shtetërore përparësi do të kenë ata të cilët diplomën do ta kenë të siguruar në Universitetit Shën Qirili dhe Metodi. Diskriminimi ndaj studentëve të USHT-së duke i nënçmuar para kolegëve të tyre të Shën Qirilit dhe Metodit na bënë që të turpërohemi nga përfaqësuesit tanë në pushtet. Një ditë kur të mbeteni pa pushtet dhe për ju do të flasin veprat apo jo-veprat e juaja Nga fjalët përgjegjësi dhe moral, do të bindeni se nuk kanë figuruar madje as germat e para. Zotri pushtetarë, po-ashtu edhe ju opozitar, na lejoni t’ju themi se vite me radhë jemi duke trokitur në dyert e juaja, e s’dëgjohet zë. As që na shkon në mend se ndokush nga ju do ta merr jetën e vet si përgjegjësi për atë që jeni duke shkatërruar shumë jeta të pafajshme. Nuk do të vritni veten, por keni vrarë ardhmërinë tonë!!!

Lajme të ngjashme

Back to top button