Nikollovski ngritë padi të re penale: Dellev ka liruar njerëz nga pagimi i qirasë

LSDM-ja deri te Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ngriti padi penale për zëvendës ministrin e ekonomisë, Hristijan Dellevin. Siç thonë nga partia, Dellevi ka nënshkruar aneks – marrëveshje me Agro Kombinatin “Xhumajlija” për ta liruar nga pagimi i qirasë. Përderisa bujqve të vërtetë u ndalen subvencionet, vetëm nëse një ditë vonojnë me pagimin e qirasë, firmat që janë të afërta me pushtetin kanë qenë të liruar prej obligimit të paguajnë qira, deklaroi ish zëvendës – ministri i bujqësisë Lupço Nikollovski.

“Në emër të drejtësisë dhe për bujqit, kërkoj të ngritët padi penale kundër Hristijan Dellevit dhe të zbatohet procedurë adekuate ligjore.  Ky është edhe një shembull se pse falja joligjore duhet tërësisht të tërhiqet. Ligji duhet ët vlejë për të gjithë njëjtë. Çdokush që ka bërë keqpërdorime do të përgjigjet”, theksoi Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button